Loading…

Tragjedi: Një 16 vjeçar humb jetën në vendin e punës

  • 30/06/2018 | 15:22

Tragjedi: Një 16 vjeçar humb jetën në vendin e punës

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa minutave në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Në një fabrikë të stiroporit në vendin e punës ka humbur jetën një 16 vjeçar.


Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitët relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore, ka vdekur në vendin e punës”, tha Policia.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.Siç mëson Express makina e stiroporit ka qenë fatale për të miturin, gjatë punës me të makina i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse atij.Mësohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.

Numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e punës është duke u rritur si dukuri në vendin tonë.Express shumë shpejt do të ju sjellë detaje të reja për këtë rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë