Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku si pasojë ka edhe të vdekur.
Mediat në Maqedoni konfirmojnë se zjarri ka kapluar disa shtëpi në rrugën “Goce Dellçev”. Jozyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga kamini.
Konfirmohet se ka edhe të vdekur, ndërkaq zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ka njoftuar se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës. Zjarri në këtë lagje është konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Tetovës.
Viktima, sipas mediave në Maqedoni, është gruaja me inicialet F.Z., e cila ka humbur jetën bashkë me katër fëmijët që ishin të moshave nga katër në 13 vjeç.