Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në zonën e Greqisë, ku dy vajza 17-vjeçare kanë rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe në rrugën “Eleftheriou Venizelou”, transmeton Gazeta Metro.
Sipas mediave greke, të rejat kishin shkuar në pjesën e sipërme të objektit para se të përfundonin në hapësirën e brendshme të pallatit, në rrethana që ende mbeten të paqarta.
Menjëherë pas alarmit, ekipet e emergjencës dhe ambulancat mbërritën në vendin e ngjarjes, duke transportuar të miturat drejt spitalit. Raportimet bëjnë të ditur se njëra prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital, ku po merr trajtim intensiv nga mjekët.
Raportohet gjithashtu se para incidentit dera e tarracës ishte mbyllur nga brenda. Njëra nga vajzat thuhet se banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse./gazetametro.net