Një foshnje vetëm 11-muajshe është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një mësuese 27-vjeçare.
Gruaja, e cila rrëfeu krimin dhe u arrestua me akuzën e vrasjes të një fëmije, spërkati Lizën e vogël me një substancë nga ato që përdoren për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste.
Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”.
Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në Rue Danton në Lyon: rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ndihma, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron., nga ku Lisa vdiq.
Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar në të njëjtën strukturë.
Vajza kishte lindur më 30 qershor 2021 dhe për pak ditë do të festonte ditëlindjen e saj të parë.