Loading…

Trafiku Urban punëson 23 vjeçarin nga Shoqata ‘Down Syndrome’

  • 11/12/2019 | 13:56

Trafiku Urban punëson 23 vjeçarin nga Shoqata ‘Down Syndrome’

Komuna e Prishtinës ka punësuar një 23 vjeçar i cili është anëtar i Shoqatës Down Syndrome Kosova, transmeton Gazeta Metro


Njoftohet se Aldi, 23 vjeçar ka filluar punën në ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’, i cili do të mbajë evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes në orar të rregullt, 08:00-16:00.

Duke uruar punë të mbarë punëtorit të ri, Komuna ka përgëzuar këtë ndërmarrje për mundësinë që i ofroi atij.

Njoftimi i plotë:

‘Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi.

Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome.

Ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.

Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë