Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në qytetin e Lutonit, pasi dyshohet se trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt Anglisë.
Në pranga kanë rënë Albert Fikaj, 32 vjeç, Afrim Sykaj 41 vjeç, Qemal Isaj 35 vjeç, dhe Valmir Sokolaj, 28 vjeç.
Të arrestuarve u është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Westminster-it. Ata do përballen me ekstradimin në Belgjikë për hetime të mëtejshme.
Më herët në pranga kanë rënë dhe katër persona të tjerë në shtetin belg, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e të njëjtit grup kriminal, shkruan Shqiptarja.com.
Grupi i strukturuar kriminal, pjesë e së cilit ishin dhe katër shqiptarët e arrestuar, trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt Anglisë kundrejt pagesës.