Loading…

Tradhti me Letra, rrëmben edhe një çmim në Amerikë

  • 17/01/2017 | 22:33

Tradhti me Letra, rrëmben edhe një çmim në Amerikë

‘Tradhti me Letra’, është film i metrazhit të shkurtër nga regjisori  shqiptar Valmir Tertini, cili ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale të ndryshme të filmit.


Së fundi, ky film u shpërblye edhe në Festivalin Wellington në Florida.

Ndër festivalet që ka marrë pjesë dhe është shpërblyer përmendim edhe Firs Step Film Festival në Shqipëri, DC Festival Awards në Francë,  Festivalin e Los Angelos Cine Fest, Festivalin Dramatic Critic Awards, Mediteran Film Festival në Itali.

‘Los Angeles Cine Fest’ është një nga ngjarjet ndërkombëtare më të mëdha në internet që ka të bëjë me industrinë e filmit i organizuar nga regjisori Mark MOS.

Aktorët të cilët luajnë në këtë film janë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni.

Gjithashtu, filmi ka qenë konkurrentë në mbi 15 festivale të filmit  ndërsa ka rrëmbyer gjithsej shtatë çmime.

Ju kujtojmë se ky regjisor ka korrur suksese më parë edhe me dokumentarin e tij “Elektricisti i nëntokës”, ku është prezantuar nëpër festivale në  Ballkan, Evropë, Angli dhe Amerikë.

Të njëjtin sukses si duket po e arrin edhe me ‘Tradhti me Letra”./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë