Loading…

‘Tradhti me Letra’, merr çmimin e publikut në ‘Los Angeles Cine Fest’

  • 21/12/2016 | 15:40

‘Tradhti me Letra’, merr çmimin e publikut në ‘Los Angeles Cine Fest’

‘Tradhti me Letra’, është film i cili ka fituar disa çmime në shumë festivale të filmit. E këtë herë, ky film u shpërblye edhe në Festivalin e Los Angeles Cine Fest, duke u shpërblyer me çmimin e publikut.


‘Los Angeles Cine Fest’ është një nga ngjarjet ndërkombëtare më të mëdha në internet që ka të bëjë me industrinë e filmit.

Festivali Los Angeles Cine Fest, është organizuar nga Mark MOS regjisorë më çmime të ndryshme.

Filmi Tradhti me Letra, është film i metrazhit të shkurtër nga regjisori Valmir Tertini, në të cilin trajtohet realiteti shqiptar.

Aktorët të cilët luajnë në këtë film janë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni.

Ky film së fundi është shpërblyer me tre çmime në Festivalin Dramatic Critic Awards në Francë, si çmimin për regjisorin më të mirë Valmir Tertini, aktorja më e mirë Albulena Kryeziu Bokshi dhe aktori më i mirë Granit Shala.

Gjithashtu, filmi ka qenë konkurrentë në mbi 15 festivale të filmit dhe ka grumbulluar gjithsej gjashtë çmime./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë