Loading…

Tottenham shumë afër transferimit të Romeros

  • 31/07/2021 | 19:50

Tottenham shumë afër transferimit të Romeros

Klubi anglez pritet ta transferojë mbrojtësin e Atalantas Cristian Romero.


Sipas mediave italiane, Romero pritet ta vazhdojë karrierën në Angli, transmeton lajmi.net.

Tottenhami tashmë ka bërë ofertën e radhës për mbrojtësin 50 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Atalanta ka kërkuar nga fillimi 55 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, dhe tani pasi kjo ofertë erdhi duket se palët shumë shpejtë do të arrijnë marrëveshje.

Argjentinasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin për një kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Interesim për Romeron ka shfaqur edhe Barcelona, mirëpo duke marrë parasysh çmimin e lartë dhe gjendjen e vështirë financiare të gjigantit spanjoll transferimi i tij ishte i pamundur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë