Loading…

Tottenham e Arsenal luftojnë kokë më kokë për Top 4, ja formacionet zyrtare

  • 12/05/2022 | 20:07

Tottenham e Arsenal luftojnë kokë më kokë për Top 4, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i Londrës Veriore, ku skuadra e Tottenham e pret në shtëpi Arsenalin, ku për të dy skuadrat fitorja është jetike.


Në ndeshjen e fundit, Tottenhami barazoi si mysafirë me rezultat 1:1 me Liverpoolin, kurse Arsenali shënoi fitore kundër Leeds me rezultat të ngushtë 2:1.

Aktualisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një vend në tabelë, ku Arsenali zë vendin e katërt me 66 pikë, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e pestë me 62 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Doherty, Reguilon, Skipp dhe Tanganga, kurse te Arsenali mungojnë Partey dhe Tierney.

Tanimë, Conte dhe Arteta kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Davies, Dier, Sanchez; Sessegnon, Hojbjerg, Bentancur, Emerson; Son, Kulusevski; Kane

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Cedric, Holding, Gabriel, Tomiyasu; Elneny, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë