Loading…

Totaj: Në ditën e heshtjes zgjedhore Kurti shëtitej në Prizren duke lobuar për partinë e tij

  • 27/10/2021 | 23:55

Totaj: Në ditën e heshtjes zgjedhore Kurti shëtitej në Prizren duke lobuar për partinë e tij

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se pushteti aktual ka shfrytëzuar këtë fuqi për përfitime partiake. Thotë se komuna keqpërdori makinat derisa kryeministri Albin Kurti u pa në Prizren më 16 tetor, një ditë para zgjedhjeve lokale.

Komentet Totaj i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Ka pasur interferime dhe këtë s’mundemi me shpjeguar ndryshe përveç se keqpërdorim”, tha Totaj.

“Kryeministri, z.Kurti ditën e heshtjes zgjedhjeve, të shtunën, ka lëvizur nëpër qytet duke lobuar te qytetarët për të përkrahur kandidatin për kryetar të partisë së tij”, theksoi ai.

“Mendoj se edhe ky është një element që tregon për parregullsi të një procesi”, thotë Totaj.

“Ne jemi fokusuar në punën tonë, në programin tonë, ofertën tonë, mirëpo definitivisht janë evidente, të dukshme shkeljet. Makinat kanë lëvizur, janë parë njerëz gjithandej në vende të dyshimta me veprime të dyshimta janë vërejtjet janë identifikuar”, theksoi Totaj.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së në balotazh do të garojnë Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj. Haskuka mori 40,43% të votave derisa Totaj 31,10%.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë