Loading…

Top of the Slop: Yjet më të pakëndshme – producenti i njohur i zbulon teket më ekscentrike

  • 28/08/2026 | 18:35

Top of the Slop: Yjet më të pakëndshme – producenti i njohur i zbulon teket më ekscentrike

Që divat e skenës kanë sjellje të çuditshme nuk është e habitshme dhe teket e disa prej tyre prapa perdeve i zbuloi edhe producehnti i njohur televiziv i transmetuesit britanik BBC, transmeton Gazeta Metro.


Gareth Davies që ka punuar me disa prej pop këngëtareve më të mëdha botërore konsideron se ylli i muzikës country Shania Twain ishte një prej më ekscentrikeve.

Ajo s’prekte asgjë me duar dhe gjatë hyrjes në skenë të xhirimeve për performancë stafi i saj vraponin para saj të koordinuar për t’ia hapur dyert ashtu që ajo mos të ndalej gjatë ecjes së saj në asnjë moment. “Ishte e mahnitshme për ta parë. Diçka si një regjim i stërvitur ashtu që të linte përshtypjen që dikush do ndëshkohej rëndë po të dështonte operacioni” tha Davies.

Tjetër ekcentrike që i la përshtypje për kërkesat e saja ishte aktorja dhe këngëtarja Jenifer Lopez që detyroi BBC t’i dorëzonte jo vetëm dhomat e pritjes por edhe korridoret afër pasi s’mjaftonin. Ajo kishte urdhëruar që i gjithë vendi aty të dekorohej në të bardhë që edhe ju plotësua. Madje edhe mikrofonin gjatë performancës e donte me ngjyrë të bardhë. Ajo ishte edhe më arrogantja sipas tij.

Madonna e kishte përcjelljen me staf sa nj¡ batalion ushtria shpjegoi Davies ku të gjithë kanë detyrat e caktuara. Megjithatë, sitilistja e Mbretëreshës së Pop e kishte harruar kostumin e saj parap performancës.

Davies tregoi se jo të gjitha yjet gjatë karrierës së gjatë sillen si diva jashtë skene. Ai lëvdoi posaçërisht Janet Jackson që priste e rrinte me valltarët dhe stafin duke ushtruar me modesti e mirësjellje profesionale.

Ai po ashtu veçoi yjet e Spice Girls, Kylie Minogue dhe Britney Spears për profesionalizmin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë