Loading…

Top misteret e botës (Foto)

  • 05/11/2016 | 11:42

Top misteret e botës (Foto)

Bota ka shumë gjëra të panjohura, shtëpi, lumenj, male, kafshë (besytni) e shumë të tjera që për njerzinë janë engimë. Shumë nga këto nuk janë ende të njohura, nuk dihet se nga vijnë po vetëm me anë se hamëndësime shumë herë edhe sqarohen.

Linjat nazca

misteri
Këto linja mbulojnë më shumë se 490 kilometra katrorë të shkretëtirës së Perusë Jugore. Shumë figura janë të vjetra edhe deri në 2.000 vjet. Është pak e njohur që janë vepra të skalitura në rërë. Disa konsiderojnë se janë të jashtëtokësorëve, të tjerët thonë që format e figurave tregojnë vendet ku gjenden burimet e ujit.

Sfinga në Gizë, Egjipt

mistere-sfinga-9999

Sfinga është edhe një mrekulli egjiptiane, e cila ka trupin e luanit dhe kokën e Faraonit për të cilën besohet që është e Kefronit, e skalitur nga gurët gëlqeror, andaj ngadalë kushtet klimatike po e prishin. Teoria e popullarizuar mbi zhdukjen e hundës së sfinës është që ushtarët e Napoleonit e kanë qëlluar me top, mirëpo skicat e zbuluara para pak kohësh konfirmojnë që sfinga ka qenë pa hundë edhe shumë kohë para Nepoleonit.

 Përbindëshi i liqenit Loh Nesmistere-lohnes-10
Sipas folklorit skocez dhe besimit popullor, përbindëshi (Nesi) është krijesë mistike e cila tërheq fëmijët e vegjël në varrezën ujore duke i detyruar që të lundrojnë mbi kurrizin e tij. Përbindëshi i Loh Nesit është bërë i popullarizuar kur tregimi i një dëshmitari okular u bë lajmi kryesor. Për ekzistencën e tij nuk ka fakte të fuqishme, pos një fotografie, për të cilën nuk mund të konstatohet a është e vërtetë apo montazh.

Chupacabramisteri-chupacabra-1
Phylis Canion gjoja në shtëpinë e vet në Kueru, Teksas, mban kokën e kafshës e cila është quajtur Chupacabra. Për ekzistencën e kësaj kafshe të pazakonshme për herë të parë është folur në Porto-Riko në vitin 1995 me konstatimin që i do zogjtë dhe gjakun e dhisë. Megjithatë, biologët fuqishëm kundërshtojnë ekzistencën e saj.

Arka e përgjërimit (Dhjatës)
mistere-arka12

Arka e përgjërimit në Bibël është përshkruar si arkë e lashtë, e mbështjellë me ar, e cila është ndërtuar për bartjen e tabelave të 10 urdhrave të Zotit. Arka gjoja është bartur nëpër shkretëtirë dhe ka mbetur në Tempullin izraelit deri në shkatërrimin e saj nga Mbretëria e Babilonisë. Se ku gjendet dhe a ekziston fare, deri tani është mbetur mister.

Stonehenge
mistere-stonehenge-13
Stounhenxh (Stonehenge) në rrafshinën Salisburi në Angli është sot i njohur si vend turistik. Mirëpo, konsiderohet që para më shumë se 5.000 vjetësh ky vend ishte përdorur për rituale pagane apo mbase edhe për varreza.

Shtylla e hekurt në Delhi
mistere-shtylla-delhi13
Kjo shtyllë e hekurt në Delhi është e vjetër 1.600 vjet, e lartë 7 metra, në kompleksin Kutb në Indi. Shtylla e cila 98% është ndërtuar nga hekuri i petëzuar, i mrekullon shkencëtarët për shkak të faktit që tashmë disa vite përballon korrozionin.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë