Loading…

Tomë Gashi përfaqësues i familjes Dehari

  • 07/11/2016 | 13:26

Tomë Gashi përfaqësues i familjes Dehari

Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se do të jetë ai personi që do të përfaqësojë familjen e të ndjerit Dehari në të gjitha institucionet

Sot pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të kërkuar nga familja Dehari për të kryer autopsinë e trupit të aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kjo gjë u bë e ditur nga avokati tomë Gashi i cili do jetë edhe përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari në këtë rast, shkruan gazetametro.net

Gashi ka cilësuar vdekjen në fjalë si të dyshimtë.

“Astrit Dehari do të duhej të ishte i sigurtë në burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti”, ka shkruar Gashi në një publikim në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar tutje se aktivisti Dehari as që do duhej të ishte në burg nësë do të kishim drejtësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë