Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ai nuk është i njoftuar nëse dikush nga zyrtarët shtetror kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin Dehari. Por sipas tij, hetim ndërkombëtar do të ketë me patjetër, pavarësisht ao don apo s’don shteti.
Ky reagim i Gashit vjen, pas raportimit në media se ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka kërkuar nga ambasadori britanik në Kosovë, që rasti Dehari të kërkohet nga policia londineze.
Ai përveç kësaj, ka folur edhe për rezultatin e hetimit, duke thënë se askush nuk e ka thënë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, përveç kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha.
Publikimi i avokatit Gashi në Facebook:
“DREJTESI…
Ne cilesin e avokatit te familjes Dehari, une nuk jam njoftu nga askush se jan lejuar hetimet nderkombetate per rastin e vrasjes se Aktivistit te Levizjez VETEVENDOSJES Astrit Dehari, deshten apo nuk deshten, pranuan apo nuk pranuan, lejuan apo nuk lejuan,do te ket hetime nderkombetate dhe te pavarura.
Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha kete nuk e ka thene, aj qellimisht , rastesisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalen e fundit te paren, sipas tij rasti eshte mbyllur me kaq.Te mjer jan ata qe e konsiderojn sukses nese tentojn ta mbyllin si vetvrasje,keshtu kan tentu te bejne edhe ne raste tjera, dhe nuk ja kan dal sepse askush nuk ju ka besuar. Do te lusin keta vete qe te ket hetime nderkombetate dhe te pa varura, ata e dijn pse… !!!” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.