Loading…

Toma dhe Domgjoni nuk kanë refuzuar të luajnë për Kosovën

  • 03/03/2021 | 18:03

Toma dhe Domgjoni nuk kanë refuzuar të luajnë për Kosovën

Shpesh është përmendur emri i futbollistëve kosovarë Bastien Toma dhe Toni Domgjoni nëse do ta përfaqësojnë Kosovën, apo Zvicrën në futboll (ekipin e parë).

Redaksia e Sportit në Klan Kosova, ditë më parë, ka kontaktuar Toni Domgjonin dhe babanë e Bastien Tomës, Pjetrin, ku të dy kanë thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të luajnë për Kosovën.

Domgjoni ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në raportimet se ai e ka refuzuar Kosovën, derisa njëjtë është deklaruar edhe babai i Bastien Toma, Pjetri.

Në ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se futbollisti i Cyrihut dhe ai i Genkut nuk e kanë refuzuar fanellën e Kosovës, por as nuk e kanë konfirmuar se do të luajnë.

“Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare prej tyre, as pranim as refuzim”.

Ata në një përgjigje për Klan Kosovën kanë sqaruar se të dy futbollistët mund të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën U21 dhe pas përfundimit të kampionatit të bëjnë zgjedhjen e tyre.

“Toma dhe Domgjoni kanë plotësisht të drejtë të luajnë për Zvicrën U21 dhe kjo për ne nuk paraqet problem. Pas këtij kampionati mbetet të vendosin të dy nëse dëshirojnë t’i bashkohen Kosovës ose jo”.

Toma dhe Domgjoni kanë qenë ndër futbollistët kyçë në kualifikimin e Zvicrës U21 në Kampionatin Evropian për këtë gjeneratë, ku Zvicra U21 është në grup me Anglinë, Portugalinë dhe Kroacinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë