Aktori britanik Tom Holland ka deklaruar se roli i Telemakut në filmin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, përfaqëson një pikë kthese në jetën dhe karrierën e tij artistike.
Ylli i njohur për interpretimin e Spider-Manit tha se ky mund të jetë roli i fundit ku luan një personazh të ri në moshë.
“Ajo që më pëlqen më shumë është se ky duket si shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali”, është shprehur Holland.
Ai zbuloi gjithashtu se e lexoi skenarin së bashku me bashkëshorten e tij, Zendaya, e cila interpreton perëndeshën Athena, dhe se ishte vetë ai që i dha lajmin për rolin.
“Shkova në shtëpi dhe pata kënaqësinë t’ia jepja lajmin. Ishte një moment shumë i veçantë”, tha ai, raporton BBC.
Filmi sjell në role kryesore edhe Matt Damon, Anne Hathaway, Robert Pattinson, Lupita Nyong’o dhe Charlize Theron. Regjisori Christopher Nolan e ka cilësuar “The Odyssey” si një rrëfim klasik të sjellë në një mënyrë krejtësisht të re.