Një i ri në Gjermani i prekur me koronavirus, ka bërë një veprim tepër të rrezikshëm, duke pështyrë brenda trenit në mënyrë që të përhapet virusi në këtë hapësirë, shkruan Gazeta Metro.
Koronavirus COVID-19 është duke u përhapur me shpejtësi në tërë globin.
Numrin i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 4,087 persona, derisa mbi 115 mijë janë prekur nga koronavirus.
Gjermania është një shtet tjetër që ka regjistruar 1,281 raste me koronavirus, me 2 vdekje dhe 18 të shëruar plotësisht.
E pamje të tmerrshme kanë arritur sot nga atje, derisa një i ri i infektuar me këtë virus ka pështy brenda trenit i cili ishte me përplot udhëtarë.
I riu me gishtërinj përhapë pështymën e tij në një pjesë të trenit.
Më poshtë keni edhe videon e kësaj ngjarje që ka tmerruar udhëtarët atje. /gazetametro.net