Babai therë binjakët të vjetër vetëm 40 ditë, një bebe ndërron jetë.
Dy bebe binjakë të moshës vetëm 40 ditë janë therë dje rreth orës 19 në Shtërpcë. Një bebe ndërroi jetë ndërsa tjetra u transportua në Qendrën klinike në Nish. Binjakët i theri babai i tyre për arsye të panjohura deri tani, përcjellë gazetametro.net.
Dejan Krsticic, profesor i edukatës fizike në shkollën e mesme në Shtërpcë është i dyshuar se mbrëmë i ka therur dy bebe, është kumtuar në policinë e Kosovës. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi Krsticic’in
Drejtori i kirurgjisë në spitalin e Gracanicës Dragan Peric ka thënë se është fjala për binjakët të gjinisë mashkullore nga 40 ditë.
Peric pretendon se një bebe është sjell e vdekur, ndërsa tjetra në gjendje të rëndë dhe menjëherë u transportua në Nish dhe gjendet në repartin e kujdesit intensiv.
Sipas fjalëve të tij, gjendja shëndetësore e bebes së lënduar është stabilizuar dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë. Kjo tragjedi familjare ndodhi mbrëmë rreth orës 19 në shtëpinë familjare në Shtërpcë. /gazetametro.net