Loading…

Tmerr në QKUK: Shikoni se në çfarë kushtesh lindin gratë |PAMJE

  • 17/04/2019 | 20:49

Tmerr në QKUK: Shikoni se në çfarë kushtesh lindin gratë |PAMJE

27 gra brenda ditës në Klikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Por në këtë repart të Qendrës Klinike Universitare kushtet nuk janë aspak të mira.


Gratë që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë institucion detyrohen të blejnë vet gjërat elementare.

Gjatë vikendit Klinika e Gjinekologjisë Obstetrike e QKUK-së i ka informuar pacientet që do të lindin se duhet të kenë me vetë madje edhe dorëza sterile.

E për mungesën e produkteve esenciale drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i ka thënë gazetës inFokus se me këtë problem janë përballur vetëm dy ditë.

Ndërsa për njoftimin e vendosur, Ismajli tha se janë ndërmarrë masa ndaj kryeinfermieres dhe doktoreshës së shërbimit pasi që nuk janë konsultuar me askënd për ta bërë atë njoftim.

Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit të shëndetësisë, Uran Ismaili për gazetën inFokus ka thënë se për furnizimin me barna dhe me material shpenzues përgjegjëse është QKUK.

Për detaje më shumë se në çfarë kushtesh lindin gratë në Kosovë, mësoni në video:

https://www.facebook.com/gazetainfokuss/videos/289755845299301/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë