Loading…

Tmerr mbi Kiev: Vërshojnë raketat ruse para mëngjesit

  • 25/02/2022 | 08:18

Tmerr mbi Kiev: Vërshojnë raketat ruse para mëngjesit

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u shënjestrua me raketa para agimit të së premtes, sipas një këshilltari të qeverisë ukrainase, ndërsa Rusia vazhdonte sulmin e saj ushtarak  me artileri të rëndë ndaj vendit.


“Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës përmes mesazheve me tekst të premten, ndërsa popullsia e qytetit po përgatitej për më shumë veprime ushtarake ruse, shkruan CNN.

Një ekip i CNN në terren raportoi se kishte dëgjuar dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë. Pamjet tregojnë një bllok apartamentesh në flakë, por shkaku i zjarrit është i paqartë.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës ia atribuon një shpërthim mbi Kiev një sistemi ukrainas kundër raketave që rrëzoi një raketë ruse. CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vlerësimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë