Loading…

Tjetër viktimë në rrugët e Kosovës, ndërron jetë një person pasi rrokulliset me traktor

  • 12/11/2018 | 17:35

Tjetër viktimë në rrugët e Kosovës, ndërron jetë një person pasi rrokulliset me traktor

Dje rreth orës 14:30 një burrë ka ndërruar jetë në Uqë të Istogut.

Burri i lindur më 1961 është rrokullisur me traktor në bjeshkët e këtij fshati.

“Dje rreth orës 14:30 policia është lajmëruar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Uqë të Istogut. Me të dalë në vendin e ngjarjes është parë se bëhet fjalë për një vetëaksident ku jetë ka ndërruar një 57 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe trupi i pajetë iu është liruar familjarëve me urdhër të prokurorit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë