Loading…

Tjetër rast i rëndë në Pejë: Nuk del tri ditë nga banesa, e gjejnë të vdekur

  • 05/09/2019 | 20:53

Tjetër rast i rëndë në Pejë: Nuk del tri ditë nga banesa, e gjejnë të vdekur

Sot me date 05.09.2019 rreth orës 14:30,  Policia është informuar, nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka 3 (tri) ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe, transmeton Gazeta Metro.


Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku  me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës,  Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit  Rasti është cilësuar  si ‘Hetim i vdekjes’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë