Loading…

Tjetër medalje për Kosovën, Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022

  • 01/07/2022 | 15:01

Tjetër medalje për Kosovën, Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022

Ekipi kosovar i xhudos nuk ka të ndalur me suksese në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku tani ka siguruar edhe medaljen e gjashtë.


Bëhet fjalë për xhudisten Loriana Kuka, e cila bëhet garuesja e pestë nga sporti i xhudos që do të ngritët në podium.

Kuka tani ka siguruar finalen, pasi që në gjysmëfinale e mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Ndërkaq, në luftën për medaljen e artë, Loriana do të ndeshet me xhudisten franceze, Chloe Buttigieg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë