Loading…

Tjetër gafë nga Inter: Ia hap rrugën Milanit drejt titullit

  • 19/03/2022 | 21:00

Tjetër gafë nga Inter: Ia hap rrugën Milanit drejt titullit

Inter u ndesh sonte me Fiorentinën në një ndeshje tejet të rëndësishme për garën për titull, duke lëshuar dy pikë të arta pas barazimit 1-1, shkruan Gazeta Metro.


Në kuadër të xhiros së 29’të, Interi e priti në shtëpi Fiorentinën. Të parët në avantazh kaluan mysafirët me golin e Torreiras në minutën e 50’të.

Nuk vonoi shumë dhe kampionët në fuqi të Italisë u rikthyen në ndeshje, përmes Dumfries i cili shënoi vetëm pesë minuta pas golit të parë.

Ky barazim e dërgon Interin në kuotën e 60 pikëve, duke mbetur tre pikë pas Napolit dhe Milanit, me këtë të fundit që është duke luajtur për momentin kundër Cagliarit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë