Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se tre vetura janë përfshi në një aksident trafiku dje në fshatin Qallapek.
“Tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni. Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia.
Më tutje thuhet se lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, shkruan gazetametro.net
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /gazetametro.net