Loading…

Tjetër aksident me fatalitet në Skenderaj, humb jetën një 28 vjeçar

  • Nga

  • 23/09/2018 | 23:52

Tjetër aksident me fatalitet në Skenderaj, humb jetën një 28 vjeçar

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në Burojë të Skenderajt, ku një 28 vjeçar ka vdekur.


Policia ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur rreth orës 19:00 gjatë ditës së sotme një 28 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar, shkruan gazetametro.net.

Dy nga të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal në Mitrovicë kurse i lënduari i tretë është dërguar në QKUK.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një traktori, shkruan gazetametro.net.

“Aksident me fatalitet, si  pasoje  e lendimeve te pesuara   ne aksident nje person rreth 28 vjecar,  ka humbur jeten, ndersa tre te tjere kan mbetur te lenduar, dy nga ta  po kurohen ne Spitalin rajonal ne Mitrovice , ndersa njeri eshte derguar ne QKUK, aksidenti i ndodhur rreth ores 19:00 ne fsh    Buroje te Skenderajt, ndermjet  nje veture e nje traktori.Trupi i pa jete i viktimes eshte derguar per obduksion”, tha për Metron përmes telefonit Avni Zahiti, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Kujtojmë se ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë