Një aksident me fatalitet ka nodhur sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Rreth orës 14:30 sot ka nodhur një aksident me fatalitet, si pasojë e kësaj një motoçiklist ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident me një veturë të tipit ‘Golf’, njofton gazetametro.net.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borvoci.
“Rreth orës 14:30 në fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë. Për pasojë nga ky aksident vozitësi i motoçikletës ka humbur jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjelle deri te ky aksident tragjik.”, tha Borovci për Metron.
Ndërkaq policia nuk ka konfirmuar nëse motoçiklisti është goditur nga vetura./gazetametro.net