Ndonëse vetëm një gjysmë ore më parë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mohoi një takim të mundshëm me kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, raportohet se këta të fundit aktualisht janë në takim, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka mësuar Ekonomia Online nga burimet e saj.
Kurti e Abdixhiku ishin takuar mbrëmë, në një takim që zgjati rreth tri orë, pa kurrfarë risie.
Kurti dje qartë e kishte thënë se s’ka marrëveshje por ka optimizëm, përderisa asnjëri nuk tërhiqen nga qëndrimet./gazetametro.net
Nesër seanca konstituive, Abdixhiku thotë se sot s’ka takim me Kurtin
Asgjë as pas optimizmit të Kurtit: Nuk ka marrëveshje politike me LDK’në