Loading…

Tiranë, sekuestrohet 1 kilogram kokainë, 2 në pranga

  • 26/01/2017 | 11:41

Tiranë, sekuestrohet 1 kilogram kokainë, 2 në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar një kilogramë kokainë, 0,6 gramë heroinë, 1 pushkë sportive, 12 telefona, 2 makina dhe 6750 euro, ndërsa ka arrestuar dy persona dhe njëri është shpallur në kërkim.


Të arrestuar, siç transmeton Shqiptarja, janë Gjergji Gjinaj 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje droge, dhe Ismail Alushi 53 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

Ndërsa është shpallur në kërkim A. K. 41 vjeç, po nga Tirana.

Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin kokainën dhe heroninën në zona të ndryshme të Tiranës, teksa lëndën narkotike e siguronin tek Ismail Allushi.

Arrestimi i tyre u realizua, pasi më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar Gjergji Gjinajn, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat të Gjergji Gjinajt u gjet kokaina me peshë 978 gramë.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës së Gjergji Gjinajt është gjetur një sasi prej 12.5 gramë kokainë, një peshore elektronike, 6750 euro, 1 pushkë sportive, 12 telefona dhe 2 makina.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e Ismail Allushit u gjet një dozë heroinë.

Ndërkohë që operacioni vijon për arrestimin e autorit të tretë dhe bashkëpunëtorëve të rrjetit të shpërndarjes në Tiranë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë