Loading…

Tiranë, pranga “tmerrit” të qendrave tregtare

  • 15/12/2016 | 08:31

Tiranë, pranga “tmerrit” të qendrave tregtare

Policia e Tiranës arrestoi pasditen e kësaj të mërkure një 18-vjeçar, të akuzuar për një seri vjedhjesh.


Efektivët e komisariatit numër 2 vunë në pranga në kushte flagrance shtetasin me inicialet Xh.L, banues në Durrës, teksa vidhte disa veshje në një qendër tregtare. 

Pasi u arrestua nga policia, atij iu gjetën dhe sekuestruan veshjet dhe disa pajisje me të cilat çmanjetizonte sendet që vidhte.

18-vjeçari dyshohet se ka grabitur edhe një banesë në rrugën “Studenti”, ngjarje kjo e regjistruar nga policia më 21 nëntor, shkruan Top Channel.

Ai do të gjykohet nga Gjykata e shkallës së parë të Tiranës për veprën penale të vjedhjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë