Loading…

Tiranë, plagosi familjarët e ish-gruas, tenton vetëvrasjen

  • 25/12/2016 | 13:49

Tiranë, plagosi familjarët e ish-gruas, tenton vetëvrasjen

Marjan Levanti, 37-vjeçari i cili plagosi tre familjarë të ish-bashkëshortes së tij mbrëmjen e së premtes, ka tentuar të vrasë veten në dhomat e paraburgimit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 1:20 të ditës së sotme. Levanti u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Marjan Levanti shkoi në banesën e ish-bashkëshortes dhe sulmoi me thikë familjarët e saj. Policia e kryeqytetit njoftoi se ai plagosi ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin.

Ngjarja ndodhi në një banesë në zonën e Unazës së Re. Tre familjarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital ku edhe ju dha ndihma mjekësore pas plagëve të marra, raporton Top Channel.

Rreth dy orë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e 37-vjeçarit Marjan Levanti.

Autori i kësaj ngjarje nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për plagosje dhe ka vuajtur 2 vite burg.

Bashkëshortja i kishte kërkuar menjëherë divorcin vitin e shkuar sapo ai kishte dalë nga burgu. Gjykata ka dhënë vendimin disa muaj më parë, por ai nuk ka qenë dakord me ndarjen e pasurisë, gjë që ka sjellë edhe ngjarjen në familjen e ish-bashkëshortes së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë