Në afërsi të banesës së Admir Çerpjes, në zonën e Bathores në Tiranë është gjetur një tenxhere e groposur brenda së cilës kishte para
Njësoj si në rastet e shokëve të tij të bandës që grabiti paratë e bankës në rrugën e Rinasit, edhe në këtë tenxhere kishte para në valutë, por shuma nuk dihet ende, raporton tch.
Mësohet se policia po vijon kontrollet për sasi të tjera parash që mund të jenë fshehur nga autori i pestë i grabitjes, që u vu në pranga mbrëmjen e së premtes në Dibër.