Është gjetur një person i pajetë në afërsi të ambasadës amerikane në Tiranë.
Mësohet se viktima është identifikuar si Albert Bukuri, i cili u dërgua në spital i vdekur.
Policia thotë se nga hetimet, konfirmohet se 54-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, dhe viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit.