Loading…

Tirana përkrah Haradinajn

  • 11/01/2017 | 13:47

Tirana përkrah Haradinajn

Përkrahja për kreun e AAK’së, i cili u arrestua në Francë me urdhërarrest nga Serbia, po vjen edhe nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.


Forumet rinore të partive kryesore politike në Shqipëri, të mbështetura edhe nga disa organizata të shoqërisë civile kanë organizuar sot një protestë para Ambasadës së Francës në Tiranë, në mbështetje dhe për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pjesë e protestës ishin edhe qytetarë të Tiranës, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, i cili është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet franceze.

Në këtë protestë mbajtën fjalime drejtuesit e forumeve rinore politike të Partisë Socialistë të Shqipërisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë, etj.

Eljo Hyska, kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, u shpreh së janë bashkuar në këtë protestë për një kauzë të drejtë. “Sot ne kemi një kërkesë të drejtë dhe legjitime, lironi një njeri që ka luftuar për lirinë, që ka luftuar për drejtësinë, që drejtësinë e tij e ka marrë në shkallën më të lartë. Fqinjët tanë të çlirohen nga e shkuara, të çlirohen nga përpjekja për të përbaltur luftën e UÇK-së”, u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, iu bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të anuluar urdhërarrestin e Serbisë për Haradinajn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë