Loading…

Tiramisu në kushte shtëpie (Video)

  • 14/02/2017 | 16:45

Tiramisu në kushte shtëpie (Video)

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.

Në fillim kjo ëmbëlsirë u njoh me emrin ‘zupa e dukës’. Cosimo de Medici morri me vete recetën dhe kështu që kjo ëmbëlsirë 퀁lloi të bëhej e njohur në gjithë Italinë dhe ta preferonin shumë edhe fisnikët e tjerë italianë. Thuhet që kjo ëmbëlsirë ka veti afrodiziake dhe për këtë me vonë morri emrin TIRAMISU. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.

Përbërësit për Receta per Tiramisu

Për 6 deri 8 persona

  • 400 gram biskota të gjata
  • 500 gram Maskarpone (lloj djathi)
  • 6 vezë
  • 130 gr sheqer
  • pak kakao pluhur (për pjesën e sipërme)
  • 3 filxhan kafe expres (për të lagur biskotat)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë