Loading…

TIKA e Turqisë investon 1.2 milionë në QKU

  • 27/12/2016 | 12:49

TIKA e Turqisë investon 1.2 milionë në QKU

Në ish hapësirat për transfuzionin e gjakut të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka filluar projekti për renovimin e tyre dhe furnizimin me pajisje në kuadër të instalimit të njësisë të kujdesit intensiv.

Hapësira prej 900 metrave katror pritet të jetë funksionale pas pesë muajsh.

Prezent në fillimin e punimeve ishin Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Ambasadorja Kiliç është shprehur optimiste për funksionalizimin e këtij reparti si dhe ka bërë të ditur që do të ketë 27 shtretër dhe kushte moderne.

Projekti prej 1.2 milion euro, është financuar nga organizata turke TIKA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë