Loading…

Tifozi futet në fushë, rojet e sigurisë e shtrijnë në tokë dhe e godasin

  • 07/02/2022 | 10:27

Tifozi futet në fushë, rojet e sigurisë e shtrijnë në tokë dhe e godasin

Në vikendin që lamë pas, AC Milan arriti të fitojë derbin e ‘zjarrtë’ ndaj rivalit lokal, Inter.


“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 – 1, për të arkëtuar pikët e plota dhe rikthyer në garën për titull, transmeton lajmi.net.

Por, gjatë këtij takimi, ndodhi një incident, që nuk u shfaq në televizion shkaku i censurës . Bëhet fjalë për një tifoz që hyri në fushë, por u kap nga rojet e sigurisë.

Tifozi nisi të vrapojë në fushë, ku ndeshja ende nuk kishte filluar, mirëpo sapo u kap nga rojet e sigurisë, përpos që e shtrinë në tokë nisën edhe ta godasin me grushte.

Rojet e sigurisë nuk ndaluan, derisa lojtarët e Milanit vrapuan që ta ndalojnë këtë veprim të dhunshëm.

Raportohet se tifozi pas kësaj tha “Më shpëtuan lojtarët e Milanit sepse nuk po mund të merrja frymë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë