Loading…

Tifozët nga Mali i Zi refuzojnë t’iu bashkohen thirrjeve ”Kosova është Serbi”

  • 17/11/2018 | 19:28

Tifozët nga Mali i Zi refuzojnë t’iu bashkohen thirrjeve ”Kosova është Serbi”

Tifozët malazezë kanë refuzuar t’iu bashkohen thirrjeve ‘’Kosova është Serbi’’.


Sot është luajtur ndeshja në kuadër të Ligës së Kombeve në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, shkruan gazetametro.net

Ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të vendasve.

Si shumëherë, edhe në këtë ndeshje pati thirrje kundër shtetit të Kosovës. Në një moment kur tifozët serbë u përpoqën që t’i përfshijnë ata malazezë në korin e tyre ku thonin ‘’Kosova është serbi’’ malazezët refuzuan ta bëjnë këtë.

Duke e vënë re këtë, tifozët serbë shpalosën një baner ku sulmojnë tifozët malazezë për këtë refuzim.

“Bashkë për liri, derdhëm gjak në baltë, e sot të jesh kundër, për këtë të japin pagë”, thonte baneri.

Me fjalë ofenduese ndaj shtetit fqinj shpërthyen edhe mediat serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë