Tifozët e Liverpool me të vërtet janë të pasionuar pas ekipit të tyre të zemrës këtë e kanë vërtetuar më së miri disa tifozë të cilët kishin planifikuar të udhëtojnë për në Francë ju është anuluar fluturimi në momentet e fundit, por që në fund kanë arritur të gjejnë një zgjidhje, transmeton Gazeta Metro.
Siç raportohet njëri nga ata ka telefonuar një mik të tij i cili është pronar i një shkolle detare dhe ju ka mundësuar atyre të kalojnë nga Anglia në Francë, me një gomone.
Njëri prej tyre gjatë një interviste pas mbërritjes në Francë ka thënë se kishte parë delfinë dhe fytyrat e shqetësuara të shokëve të tij, por kishte qenë i bindur se do t’ia dalin.
Në fund ata pastaj kanë mbërritur në qytetin e Francës, Rennes dhe kanë marrë një tren për të udhëtuar për në Paris. /gazetametro.net
Boss way to get to Paris @LFC pic.twitter.com/1YKGFRelDx
— Paddy OToole (@morefootie) May 27, 2022