Loading…

Tifozët çekë, që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë, kishin veshur fanella të Vladimir Putinit

  • 06/09/2019 | 23:47

Tifozët çekë, që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë, kishin veshur fanella të Vladimir Putinit

Tetë shtetasit çekë të ndaluar sot nga Policia e Kosovës e që planifikuan ngritjen e dronit mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrim “Kosova është Serbi”, kishin veshur edhe maica me fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin.


Ata janë kapur në flagrancë falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt.

Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve.

Rikujtojmë se njëri nga çekët e ndaluar ka edhe nënshtetësi të Serbisë, shkruan Indeksonline.

Ata kishin planifikuar ngritjen e dronit nesër rreth orës 15:00 mbi stadiumin “Fadil Vokrri” kur pritet të zhvillohet loja Kosova-Çekia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë