Tifozët nga Armenia kanë shpalosur një parullë skandaloze dhe përçarëse, ku shkruhet se “Kosova është Serbi”.
Këtë të martë u zhvillua ndeshja e kthimit mes Pyunik Yerevanit dhe Crvena Zvezdës, në raundin e tretë kualifikues të Champions League.
Skuadra serbe fitoi me rezultatin 0:2 dhe ka siguruar kalimin tutje me rezultatin e përngjitshëm 7:0.
Ndeshja nisi me një skandal nga tifozët e skuadrës armene, të cilët shpalosen një parullë ku shkruhej: “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”.
Kjo nuk është hera e parë që armenët bëjnë parulla të këtij lloji, pasi një të tillë e kishin shfaqur edhe në vitin 2014, në ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Armenisë.