Loading…

T’i bëhet presion Serbisë për të tërhequr fletarrestet për luftëtarët e lirisë

  • 10/01/2017 | 18:06

T’i bëhet presion Serbisë për të tërhequr fletarrestet për luftëtarët e lirisë

Deputeti nga radhët e PDK-së Adem Grabovci, tha se familja Haradinaj ka qenë pjesëmarrëse aktive e luftës dhe e cila ka dhënë një kontribut të çmuar për përgatitjen e luftës së UÇK-së.


“Kemi të bëjmë me një familje e cila jo vetëm që ishte pjesëmarrëse aktive e luftës por kemi të bëjmë me një familje e cila ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për përgatitjen e luftës së UÇK-së, familja Haradinaj ishte frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet të mendohet, veprohet dhe punohet për çlirimin e vendit”, tha ai.

Grabovci më tej tha se historia do t’i dënojë të gjitha ata që kanë kontribuar dhe kanë bërë përpjekje me shpifje të hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së, transmeton kp.

“Historia do t’i dënoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë bërë përpjekje me shpifjet, trillimet, akuzat e pabaza, përpjekjen për të hedhur baltë mbi luftën tonë të drejtë do t’i dënoj historia”, tha ai.

Sipas tij, shkaktari i të gjithave është politika shoviniste e udhëhequr nga përfaqësuesit serb.

“Shkaktar i gjithë këtyre është politika shoviniste e udhëhequr nga përfaqësuesit e qeverisë së Beogradit, vazhdimësi e politikës paraprake të Milloshevicit të njohur të cilësuar dhe të vlerësuar si kasap i Ballkanit”, tha ai.

Grabovci tha se institucionet tona duhet të ndalen dhe të mendojnë dhe njëherë e përgjithmonë të kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare tërheqjen e të gjitha flet arresteve për luftëtaret e lirisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë