Loading…

Thumbohet VV’ja: Nuk mund të jeni pro bashkimit me Shqipërinë, e kundër bashkimit të Luginës

  • 28/08/2018 | 15:00

Thumbohet VV’ja: Nuk mund të jeni pro bashkimit me Shqipërinë, e kundër bashkimit të Luginës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritikuar disa politikanë të Kosovës që po e kundërshtojnë idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit, që përfshin bashkimin e Luginës me Kosovën.


Ai i ka quajtur ‘demagogë’ ata që thonë se në rasti e Luginës duhet mbrojtur integriteti territorial i Kosovës, e në anën tjetër kërkojnë bashkim me Shqipërinë, shkruan gazetametro.net.

“Ata që thonë se janë për integritetin territorial të Kosovës (me këtë kushtetutë që e ndalon bashkimin) e njëkohësisht edhe për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe të Kosovës me Shqipërinë, janë demagogë politik dhe përfitues të paskrupulltë të votave të qytetarëve të cilët i manipulojnë në vazhdimësi. Në realitet janë dy mundësi: Ose je për integritet territorial, që do të thotë me asociacion të fuqishëm të komunave serbe dhe fuqi bllokuese të pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, ose je për ndryshimin e këtyre kufijve, që krijon mundësi për një Kosovë sovrane, me Kosovën Lindore brenda, e me mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë”, ka shkruar Murati.

Kjo kritikë shkon në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ata në program të partisë e kanë bashkimin kombëtar, ndërkaq në idenë e Thaçit për bashkim të Luginës po thonë se nuk duhet të ndodhë kjo gjë.

Sidoqoftë, Murati nuk ka përmendur subjekte konkrete, mirëpo duke ditur se VV’ja e ka atë program dhe për idenë e Thaçit kanë paralajmëruar protesta, ‘thumbi’ nuk ka tjetër adresë.

Ndryshe, debati mbi idetë e fundit të Thaçit po vazhdon, e me këtë rast po vazhdon kritika e opozitës, por edhe insistimi i Thaçit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë