Loading…

Thua se e ka në përgjegjësi: Kreu u ushtrisë serbe “qetëson” qytetarët për Kosovën

  • 16/10/2018 | 08:36

Thua se e ka në përgjegjësi: Kreu u ushtrisë serbe “qetëson” qytetarët për Kosovën

Shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe “nuk e di” se Kosova është e pavarur. Sipas Milan Mosiloviqit, problemi kyç regjional, i cili e rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Serbisë është situata e ndërlikuar në Kosovë. Por, ai “i qetëson” qytetarët e Serbisë duke thënë se “nuk ka arsye për frikë”, transmeton gazetametro.net.


“Qytetarët nuk kanë arsye për frikë, sepse Ushtria pandërprerë e përcjell situatën dhe është e përgatitur të reagojë në mënyrë adekuate ndaj ndryshimeve eventuale të gjendjes së sigurisë dhe të pengojë përhapjen e krizës në territorin e Serbisë qendrore”, ka deklaruar Mojsilovic.

Në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, “disa veprime të pushtetit në Prishtinë” ai i ka cilësuar se “në kohë të fundit i kontribuojnë jostabilitetit në regjion” e këto, sipas tij, janë “injorimi i marrëveshjes së Brukselit, imponimin e zgjidhjes pa respektimin e qëndrimeve të Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vizitën e Hashim Thaçit në liqenin e Gazivodës”.

Megjithatë, ai ka thënë se “i vetmi bashkëbisedues adekuat për çështjen e sigurisë në Kosovë është KFOR-i”, duke shtuar se me të “Ushtria e Serbisë ka bashkëpunim të mirë.”

I pyetur të komentojë shkrimet e medieve se është i afërt me NATO-n dhe se emri i tij është “gjest i vullnetit të mirë të Serbisë ndaj Perëndimit”, Mojsilovic ka thënë se ka jetuar në Rusi e në Bruksel, ka marrë pjesë në veprimet luftarake në ish-Jugosllavi e në Kosovë dhe se nuk ka arsye t’i arsyetohet askujt, si edhe se do të kujdeset ekskluzivisht për interesat e shtetit në harmoni me Kushtetutën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë