Lëvizja FOL ka publikuar sot një raport rreth pasurisë së zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës, Dardan Gashit. Ky i fundit, po thotë se kjo organizatë ia ka shtuar një milionë euro në pasurinë e tij, shkruan Gazeta Metro.
Dardan Gashi thotë se në platformën e krahasimit të pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019 Lëvizja FOL, qëllimisht ose jo, ka shtuar më shumë se një milionë euro në pasurinë e tij.
Gjeni më poshtë reagimin e plotë të ministrit Gashi:
Lëvizja FOL në publikimin që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se një milion euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet. Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit”.
FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj. Por siç mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërë në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.
Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti-Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00. Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave ua ka rritur vlerën për më shumë se një milion. Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00.
Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavërtetësinë e këtij dokumenti.
Shifrat e plota mund t’i gjeni duke klikuar KËTU./gazetametro.net