Loading…
Thonë se janë në rrugë të mirë: Duan ta klonojnë Jezu Krishtin
  • 18/02/2019 | 14:39

Thonë se janë në rrugë të mirë: Duan ta klonojnë Jezu Krishtin

Deri sa të krishterët tash e 2000 vite presin ardhjen e re, të dytë të Jezu Krishtit, disa këtë e kanë kuptuar tepër seriozisht, kështu që kanë vendosur që gjërat t’i marrin në duart e tyre, transmeton Gazeta Metro.

Një grup i cili quhet “Projekti i ardhjes së dytë” me ndihmën e shkencës dëshiron ta kthejë Shpëtimtarin në Tokë. Në të vërtetë, atëratë e tij duan të marrin kampionë të ADN-së së Jezuit, e pastaj embrioni me këtë ADN do të implantohej në mitrën e një gruaje, e cila do të paraqitej vullnetarisht për të lindur klonin e Jezusë dhe prej të cilës krijuesit e projektit nuk kërkojnë që të jetë e virgjër.

Mirëpo, deri sa këta sharlatanë askush nuk i merr seriozisht, një iniciativë e ngjashmë ekziston nga viti 2017.

Kështu, gjenetisti nga Oxfordi George Busby dhe pastori Joe Basile i kanë bashkuar forcat që të marrin ADN-në nga të gjithë ata kampionë në mënyrë që të përcaktohet ADN-ja e Krishtit.

Ata dy e kanë shikuar pëlhurën e Torinos dhe gjëra të tjera. Qëllimi i fundit i shkencëtarëve është ta klonojnë Jezunë.

Ata mendojnë se janë në rrugë të mirë, transmeton portali kroat “Dnevno”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë