Loading…

Thirrja e Hoxhës: Gratë që kërkojnë të shkojnë në deti, rrihni me bisht sakice

  • 29/03/2019 | 15:25

Thirrja e Hoxhës: Gratë që kërkojnë të shkojnë në deti, rrihni me bisht sakice

Në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shfaqet një imam nga Kosova që u bën thirrje besimtarëve myslimanë që mos të lejojnë gratë apo vajzat e tyre që të shkojnë në plazh, transmeton Gazeta Metro.

Teksa bashkëbisedon në një xhami bashkë me disa besimtarë të tjerë, imami u bën thirrje prindërve që mos t’ja lejojnë këtë gjë grave të tyre gjatë periudhës së agjërimit, pasi është mëkat. Mes të tjerash ai nuk ndalet, madje u sugjeron që t’i rrahin edhe me bishtin e sëpatës.

“Mos i leni me shku në det, gratë gjatë Ramazanit. Bishtin e sakicës (lloj sëpate) e keni pas dere? Nëse është nevoja përdoreni”, thotë imami. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë