Ju shkoi huq kjo përpjekje bendit serb të Dejan Petrovic që angazhuan këngëtaren nga Kongo Stela Muleka për të kënduar këngën e njohur serbe “Ej, dragi, dragi (Kosovski božuri) ku vajtohet mungesa e serbëve në Kosovë e që duhen shtuar. Keq reaguan mjaft serbë racistë në media sociale që e kanë kërcënuar Stelën dhe familjen e saj, transmeton Gazeta Metro
Stela e veshur në rroba tradicionale serbe paraqitet në klipin me bendin serb të Dejan Petrovic duke kënduar në gjuhën serbe për bozhuret e Kosovës.
Ky promovim i kulturës serbe i shkoi huq pasi racistët serbë e quajtën gjenocid ‘përzierjen e racave’ dhe po iu dëmton traditën e tyre.
Ata shkuan aq larg sa tentonin të arsyetonin racizmin e tyre të çmendur nga Bibla dhe e kërcënuan atë dhe familjen e saj.
Stela Muleka që studion në Beograd për master reagoi në konton e saj në Instagram ku i porositi serbët se e dashuron e vendin e tyre, duke adresuar edhe çështjen e Kosovës madje.
“E kuptoj se Kosova është temë e ndjeshme për shumë serbë, por ata që mendojnë se këtë e këndova për popullaritet dhe famë kanë të drejtë të mendojnë ashtu, kjo nuk më pengon. Së pari, unë nuk vij nga Amerikan, por nga Afrika. Së dyti, atje nuk është një xhungël, nuk ka kafshë të egra në kopshtin tim, e as nuk kam ardhur në Serbi si imigrantë. Më vjen keq për ju që flisni për përvetësim kulturor, përzierjen e racave si gjenocid, pasi e shoh që keni shumë urrejtje brenda vetes dhe keni nevojë që ta drejtoni ndaj dikujt. Ky person nuk do të jem unë” kishte shkruar e zhgënjyer studentja nga Kongo.
Disa media serbe të hidhëruara me këtë shpërthim racizmi tentuan ta mbulonin turpin duke e shpallur atë si serbe të vërtetë, më serbe se disa.
Titujt e tyre shkonin aq larg sa në ballina kanë kërkuar që policia t’i arrestojë këta racistë që i turpëruan./gazetametro.net