Loading…

Therje me thika në Prishtinë: Dy persona në gjendje të rëndë në QKUK

  • 16/08/2019 | 08:11

Therje me thika në Prishtinë: Dy persona në gjendje të rëndë në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, pas një therje me thikë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjën Arbëria në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila njofton se dy të lënduarit janë dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë:

“Me 15.08.19 rreth orës 22:00, në rrugën “Ahmet Derguti” të lagjes Arbëria ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të rënda nga mjeti i ftohtë thikë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa dy personat e lënduar janë duke u trajtuar ne QKUK”, thuhet në njotimin e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë